Postimet
Të rejat më të fundit

Blog

Apple, kompania e parë në histori me vlerë 800 miliard dollar

apple

 

Në ditët e sotme, kompanitë teknologjike zënë një vend goxha të rëndësishëm në tregun mbarëbotëror. E kur bëhet fjalë për kompani teknologjike, e para që të vjen në mendje është ‘Apple’, e cila është zhvilluar me ritme të mëdha brenda një kohe të shkurtër. Apple tanimë është kompania e parë në histori, vlera e të cilës ka arritur shifrën 800 miliard dollarë. Një vlerë e tillë u arrit vetëm dy vjet pas shifrës 700 miliard dollar.

Vetëm brenda vitit të fundit, aksionet e prodhuesit të iPhone u rritën me 33%. Me një vlerë të tillë, Apple përbën 4% të 21.7 trilionëve në rang botëror. Analistë të ndryshëm janë shprehur të habitur për suksesin e kësaj kompanie e cila ka një numër të kufizuar produktesh dhe me kaq pak ka arritur të dominojë tregun duke qëndruar e fortë dhe para konkurentëve. Nëse Apple vazhdon me një ritëm të tillë, vlera e kompanisë së bashku me të gjitha aksionet e saj në tregun botëror, parashikohet të arrijë vlerën 1 trilion dollar.

Rate This Article:
No comments

leave a comment