Postimet
Të rejat më të fundit

Blog

Ukraina: Rusia fshihet pas sulmit GoldenEye

golden.eye

Ukraina: Rusia fshihet pas sulmit GoldenEye-
Ukraina ka deklaruar se ka zbuluar se kush fshihet pas ramsware GoldenEye i cili u përhap gjerësisht javën e shkuar. Departamenti i Sigurisë së Shtetit ka gjetur disa prova që tregojnë se shërbimet e sigurisë ruse janë të përfshira në këtë sulm.

Në deklaratën e ditës së shtunë, u tha se në këtë sulm janë të përfshirë të njëjtën hakera që ishin pjesë e telebots dhe BlackEnergy në dhjetor të vitit 2016. Megjithatë kjo mbetet ende për tu vërtetuar. Kjo për faktin se pjesë e viktimave të këtij sulmi ishte dhe kompania e madhe ruse Rosneft. Sipas BBC, ky fakt tregon se Moska nuk fshihet pas sulmit.

Ky sulm i javës së fundit, infektoi 200.000 kompjutera në gjithë botën. Microsoft zbuloi se si fillim bug-u u gjet në Ukrainë. Kompanitë e sigurisë deklaruan se GoldenEye ishte një sulm i ndërtuar për të shkatërruar të dhëna tepër sensitive dhe për të shkaktuar kaos në institucionet privatë dhe publike në Ukrainë.


Kompjuterat në të gjithë globin janë goditur nga një virus i ri i quajtur GoldenEye, ndërsa sistemet e përdorura për të monitoruar rrezatimin në Çernobil u goditën së bashku me një kompani farmaceutike amerikane. Banka kombëtare e Ukrainës, kompania shtetërore e energjisë dhe aeroporti më i madh ishin të parat që u goditën nga një sulm i madh kibernetik që u përhap me pas me shpejtësi në vende të ndryshme të botës.

Sulmi kibernetik i regjistruar sot goditi më pas një firmë të prodhimit të medikamenteve, më pas agjencia më e madhe e reklamave në botë, ishte e para në tokën e Britanisë së Madhe që raportoi probleme, me kompjuterat e saj. Kompanitë në Norvegji, Rusi, Danimarkë dhe Francë janë mes atyre që kanë konfirmuar deri më tani sulmin. Por gjithashtu mendohet se Spanja, India dhe SHBA të jenë prekur.

Rate This Article:
No comments

leave a comment