Postimet
Të rejat më të fundit

Blog

Arsyet pse IPhone juaj papritmas fiket kur është ftohtë

Përdoruesit e iPhone kanë raportuar se pajisjet e tyre janë fikur papritur në temperaturat minus që kanë mbizotuar këto ditë.

Edhe pse telefonët janë plot me bateri, në disa momente ata fiken.

Ndërkohë që kjo mund të duket e çuditshme, shumica e prodhuesve elektronikë paralajmërojnë se pajisjet e tyre fiken nëse ato qëndrojnë në temperatura ekstreme, të ftohtë ose të nxehtë.

Faqja e internetit e Mbështetjes së Apple thotë se përdorimi i një pajisjeje iOS në temperatura nën 0 mund të shkurtojë përkohësisht jetën e baterisë dhe mund të shkaktojë që pajisja të fiket

Kjo për shkak se bateritë e litium-jonit brenda iPhone përmbajnë një lëng elektrolitik që kristalizohet kur bie nën një temperaturë të caktuar.

Kjo parandalon kalimin e energjisë elektrike përmes baterisë, gjë që mund të bëjë që telefoni të fiket.

Rate This Article:
No comments

leave a comment