Postimet
Të rejat më të fundit

Blog

Apple do të hapë qendra shëndetësore të specializuara për punonjësit e saj

Gjigandi i teknologjisë Apple ka ndërmarrë një iniciativë, këtë herë jo për klientët por për punonjësit e saj. Kompania po planifikon të hapë një rrjet qendrash shëndetësorë, të quajtura “AC Wellness Network”. Këto qendra do të ofrojnë një eksperiencë shëndetësorë unike për punonjësit e saj. Nga këto shërbime shëndetësore nuk do të përfitojnë vetëm punonjësit e kompanisë, por edhe familjarët e tyre.

Por ja vlen të përmendim se Apple, nuk është e para kompani e cila ndërmerr një iniciativë të tillë. Muajt e fundit, në media është publikuar lajmi se dhe Amazon, Berkshire Hathaway dhe JP Morgan do të ofrojnë shërbime shëndetësorë për punonjësit e tyre. CEO i Berkshire Hathaway u shpreh se shpenzimet për kujdesin shëndetësor, zënë një pjesë të konsiderueshme në shpenzimet totale të punonjësve të tyre.

Këto kompani po përpiqen të krijojnë një trend gjithëpërfshirës në sajë të së cilit punëdhënësit do të mbulojnë shpenzimet shëndetësore të punonjësve të tyre. Me siguri që niveli i lartë teknologjisë që ato përdorin, do ti ndihmojë të ofrojnë ekzaminime dhe kurime me më pak kosto dhe me më shumë efektivitet.

Rate This Article:
No comments

leave a comment