Postimet
Të rejat më të fundit

Blog

Bien në pranga 11 të dyshuar që fshihen pas ‘stuhisë’ Bitcoin

Policia në Irlandë ka arrestuar 11 persona, për të cilët dyshohet se kanë vjedhur informacione nga 600 kompjutera duke përdorur mine crypto-currencies. Këta kompjutera u kompromentuan në 4 raste të ndryshme në qëndrat e të dhënave në Irlandë. Ky shtet është tepër i famshëm për bazat e të dhënave që ai ruan, duke qënë se 100% e energjisë së përdorur nga këta servera, gjenerohet nga burime të riciklueshme.

Ndërkohë që policia ka dhënë masën arrest me burg për 2 nga të dyshuarit, të tjerët janë liruar, por po mbahen nën vëzhgim. Ende nuk është bërë i mundur riparimi i serverave të dëmtuar, vlera e të cilëve shkon në 2 milion dollar. Për të parandaluar raste të ngjashme, policia u ka kërkuar ofruesve të internetit, elektricistëve apo kompanive të raportojnë sapo të vërejnë konsumim tej normave të energjisë elektrike.

Jo më larg se në muajin shkurt, kompanitë energjitike në Irlandë, vunë re një rritje të papritur të konsumit të energjisë. Kjo falë transaksioneve crypto currency. Sipas tyre, për herë të parë energjia e përdorur për të tilla transakione, tejkaloi sasinë e energjjisë së përdorur nga 340000 banorë të Irlandës. E pabesueshme…

Rate This Article:
No comments

leave a comment