Postimet
Të rejat më të fundit

Blog

Njihuni me veprën më të re nga Porsche, ‘Mission E Cross Turismo’, e gjitha elektrike

Vitin që kaloi, Porsche lancoi një version të ri të Mission E, një automjet elektrik i cili ngjasonte së tepërmi me Model S të Tesla. Mission E do të dalë në shitje në fund të 2019, por kjo gjë nuk e ndalon kompaninë të punojë për të arritur perfeksionin. Së fundmi në Geneva Motor Show, prodhuesi gjerman i makinave prezantoi veprën e tij më të re, ‘Mission E Cross Turismo’.

Bëhet fjalë për një koncept të ri ku të gjitha pjesët përbërëse janë të një teknologjie të lartë. Ky automjet funksionon në sajë të dy motorrëve elektrikë dhe mund të arrijë shpejtësinë 155km/h në vetëm 3.5 sekonda. Në brendësi, gjithcka është minimale dhe e rafinuar, por e dominuar nga ekranet dixhital. Për më tepër ndiqni videon bashkangjitur, është e qartë që kjo makinë nuk ka nevojë për fjalë…

06.03.2018

Rate This Article:
No comments

leave a comment