Postimet
Të rejat më të fundit

Blog

Funksioni i ri i WhatsApp lejon përgjigje private tek bisedat në grup

Përdoruesit e WhatsApp së shpejti do të jenë në gjendje t’u përgjigjen privatisht individëve në bisedat në grup në vend që të fillojnë një bisedë të veçantë me bashkëbiseduesin.
Sipas WABetaInfo, WhatsApp ka krijuar një funksionalitet të ri të quajtur ‘Përgjigju Privatisht’, i cili lejon përdoruesit të përgjigjen në një grup me një mesazh që do të shihet vetëm nga marrësi i synuar.
Më parë, përdoruesit mund të shkruanin në një grup përgjigje që do të lexohej nga të gjithë ose duhet të dërgonin një mesazh privat personit me të cilin donin të flisnin.
Pra funksioni i ri u lejon dy përdoruesve të komunikojnë privatisht me njëri-tjetrin tek një bisedë në grup. Ky funksion është duke u instaluar si pjesë e përditësimit të Android 2.18.355 por nuk është i disponueshëm për versionin web dhe iOS.
WABeta gjithashtu paralajmëron përdoruesit që te mos marrin versionin më të fundit të betës ende, pasi ka një bug ku nëse përdoruesit fshijnë foto, video që janë në bisedat në grup aplikacioni nuk do të funksionojë.

Rate This Article:
No comments

leave a comment