Edhe shoferët e kamionëve do të mund të punonin nga shtëpia

Edhe shoferët e kamionëve do të mund të punonin nga shtëpia

“Puna nga shtëpia” gjatë vitit të kaluar në mënyrë të befasishme u bë termi më i përdorur në mbarë botën.

Opinionit çdo herë e më shumë ka filluar t’i interesoj sistemi i ri i teknologjisë, që ju ndihmon madje edhe industrive tradicionale siç janë ato të transportit.

Një prej sistemeve që do të mund të siguronte një mundësi të tillë, por që sërish ka rifituar interesimin është Teleoperation, kompania suedeze Voysys – teknologji kjo që i mundëson nga distanca të drejtojnë kamionët përmes rrjetit 5G.

Në kombinim me teknologjinë e realitetit virtual, këto sisteme do të mund të gjejnë zëvendësimin edhe tek drejtimi nga distanca të makinerive të ndryshme.

Rrjetet e telekomunikimit do të mund t’ju mundësonin shoferëve të kamionëve të punojnë nga distanca, duke përdorur teknologjinë e realitetit virtual.

Shoferët do të mund të uleshin në qendrën komanduese, mijëra kilometra larg kamionit që mbartë mallra të ndryshme. Në ekran para tyre do të kishin kamera nga mjetet autonome, të cilat do të mund t’i drejtonin sikur të ishin para timonit.

Operatorët do të përdornin kupolën me video-ekrane apo dëgjuese RV (realiteti virtual). Sistemi u ofron operatorëve pamje prej 180 gradë.

Përparësia e kësaj teknologjie është që shoferët nuk do të duhej të dilnin nga shtëpia, e gjithashtu do t’ju mundësonte që një operator ta ndërrojë tjetrin, kuptohet nëse ai lodhet apo diçka e ngjashme.

Teknologjia gjithashtu do të mund të përmirësonte sigurinë, kur është fjala për operacionet me rrezikshmëri të lartë. Për shembull, do të mund të përdoret edhe për detyra të delikate, përdorimi apo mbartja e druve me vinça.

Postime te ngjashme