Kostoja e fshehur e ndërprerjeve të rrjetit

Kostoja e fshehur e ndërprerjeve të rrjetit

Sipas raportit të nxjerrë nga Accedian, ekipet IT shpenzojnë 12.5 orë në javë duke adresuar dhe rregulluar ndërprerjet e rrjetit. Ky informacion vjen nga raporti i Hidden Cost of Network Brownouts i cili survejoi 1000 ekipe IT në organizatat në SHBA. Raporti nxorri si rezultat që profesionistët e IT po harxhojnë shumë orë në javë për të rregulluar ndërprerjet e rrjetit, orë të cilat mund t’i kushtoheshin projekteve të tjera më të rëndësishme.

Ky kërkim nxori në pah efektet në rritje të ndërprerjeve të internetit apo bllokimeve të papritura në përformancën e rrjetit dhe se si efektet sa vijnë e bëhen më serioze që nga koha e  pandemisë së COVID-19. Sipas raportit, 2/5 e gjithë kompanive po përjetojnë ndërprerje të shpeshta të internetit disa herë në javë, ndërsa një në pesë kompani vuan nga ndërprerjet ditore të internetit duke sjellë probleme të shumta në performancë.

Ky raport gjithashtu tregoi kush i zbulon ndërprerjet e rrjetit në performancë dhe sa kohë ekipet e IT harxhojnë për t’i gjetur dhe rregulluar. Accedian zbuloi që më shumë se 25% e ndërprerjeve të rrjetit nuk zbulohen nga grupet e IT, por nga përdoruesit ose klientët. Përdoruesit ankohen për përformancën e aplikacioneve e cila është rritur me 60% që prej kohës së COVID 19 kur puna kryhej nga shtëpia. Ekipet IT shpenzojnë një mesatare prej 2.5 orësh për rregullimin e ndërprerjeve të rrjetit, me 1/5 që përgjigjen se harxhojnë deri në 12.5 orë në javë për këtë.

Në konferencën për shtyp të të kompanisë zv. presidenti i Accedian Global Enterprise and Channel Sales Sergio Bea deklaroi: “Nëse ka dicka që pandemia na ka mësuar është që rrjetet dhe aplikacionet janë shtylla e ekonomisë digjitale. Në mënyrë që bizneset të konkurojnë dhe të kenë sukses në një sferë konkuruese, është e rëndësishme për drejtuesit të kuptojnë se si pandemia ka afektuar performancën e rrjetit, si dhe shkaqet dhe efektet e një performance të ulet të rrjetit në produktivitetin e biznesit të tyre, grupeve të IT dhe eksperiencën e përdoruesve fundorë.

Postime te ngjashme