Postimet
Të rejat më të fundit

Blog

Si te mbrohesh nga viruset, hakuesit dhe hajdutet!

Njerezit mendojne se siguria bazike kompjuterike eshte shume e komplikuar, por gjerat me kryesore jane ne te vertete shume te thjeshta dhe ne do t’jua japim kete njohuri.

1) Aktivizo Automatic Updates

Ne ditet e sotme, shume programe dhe sisteme operimi permiresohen automatikisht per mbrojtje kunder sulmeve online. Prandaj nuk ka me nevoje qe ti te klikosh nje buton apo te besh update nje programi, pasi ai e realizon automatikisht.

Keshtu qe gjithmone mbaje opsionin e Automatic Updates aktiv si me poshte :

2) Perdor Antivirus dhe Anti-Malware

Cdo vit do te dale nje artikull qe shkruan se cili antivirus eshte me i mire, por qellon qe ti mund te zgjedhesh nje prej tyre e pas 1 viti te te vije lajmerimi qe ai antivirus nuk eshte me i pershtatshem.

Sido qe te jete, zgjidhe nje, qofte edhe nga ata falas e te thjeshte, psh. nuk ka asgje qe nuk shkon me Windows Defender qe mund ta aktivizoni fare lehte si me poshte :

Por, nese te duhet dicka me e forte, mund te zgjedhesh antiviruset me pagese Avira ose Kaspersky.

Si shtese per antivirusin, ne propozojme dhe perdorimin e Malwarebytes, pasi keto lloj aplikacionesh mund te ofrojne mbrojtje ekstra ndaj softuereve te keqinj.

3) Vendos fjalekalime me te mira dhe automatizoji ato

Ju e dini fjalekalimet jane te rendesishme, por mbase nuk e dini se sa!

Duhet te perdoresh fjalekalime te gjata dhe te ndryshme ne cdo llogari tenden, perndryshe ka shume mundesi qe kur te kerkohet nje informacion nga nje sherbim, ai sherbim te aksesoje ne cdo llogari tenden lehtesisht. Gjithashtu e rendesishme eshte te vendosesh dhe fjalekalim per hyrje ne kompjuterin apo smartphone-in tend.

Mund te perdoresh aplikacion per menaxhimin e fjalekalimeve si LastPass :

 

4) Mos e ler asnjehere kompjuterin te pambikeqyrur!

Sigurisht qe nese e le ne publik kompjuterin pa e mbikeqyrur, mund te ta vjedhin fare lehte. Gjeja me e vogel qe mund te ndodhe eshte humbja e pajisjes tende te dashur e duke perfunduar ne shkaterrimin e te gjitha te dhenave te tua personale ne kompjuter dhe online gjithashtu!

Prandaj kurre mos e ler kompjuterin pa mbikeqyrje!

 

5) Meso se cilat Lidhje (Links) jane te sigurta per t’u klikuar ne email

Kujdes kur te klikosh ne linqe jo te sigurta, edhe pse mund te duken teper miqesore. Disa perdoren vetem per metoda sulmi phishing.

Sigurisht jo te gjitha emailet jane nisur per ate qellim, prandaj zgjidhja me e mire eshte te shohesh se ku te dergon linku per te kuptuar faqen ku po shkon, si me poshte:

6) Kujdes tek programet qe shkarkon dhe ekzekuton

Kete keshille me siguri e keni degjuar mjaft shpesh dhe ne thjeshte do te theksojme pjesen kur deshiron te shkarkosh dicka. Mundohu te shmangesh banerat e shkarkimit, ato mund te permbajne elemente te pasigurte.

Gjthashtu ketu mund te gjeni 50 lloje extentions te programeve te cilet jane shume te pasigurte per Windows: https://www.howtogeek.com/137270/50-file-extensions-that-are-potentially-dangerous-on-windows/

7) Mos i beso njoftimeve Popup

Nese nje program te thote se nje programi tjeter nuk i eshte bere update, atehere kini parasysh se ky eshte thjeshte nje truk i vogel qe ti te instalosh sulme. Keshilla me e mire eshte qe ne momentin qe ndodh dicka e tille, ti te hysh ne sitin e pogramit qe po te thuhet te besh update apo ta instalosh dhe te marresh informacionin real.

 

Rate This Article:
No comments

leave a comment