Postimet
Të rejat më të fundit

Blog

Ja se si CIA mund të hackojë modemin tuaj

Dokumenta të reja të WikiLeaks tregojnë se si spiunët kanë mundur të futen në rrjetin e modemëve
Nëse dikush kompromenton modemin tuaj, ai mund të ketë akses në gjithçka që ju bëni online. Modemët qëndrojnë në portat e para të pothuajse çdo rrjeti, duke ofruar akses të plotë dhe disa masa sigurie për të parandaluar sulmet kibernetike.
Sipas dokumentave të reja të publikuara nga WikiLeaks, CIA ka qenë duke ndërtuar dhe mirëmbajtur një host për të hackuar modemët. Pak ditë më parë, grupi publikoi dokumenta të reja që përshkruanin një program që quhet “Cherry Blossom”, i cili përdor një version të modifikuar të firmware të modemit për ta kthyer atë në një mjet survejimi.
Sapo vendoset në punë, “Cherry Blossom” lejon një agjent të monitorojë navigimin në internetin e objektivit, kërkon për informacione me vlerë, si për shembull fjalëkalime dhe madje e çon objektivin në websitet që dëshiron.
Dokumenti është pjesë e një serie publikimesh të mënyrave të hackimit nga CIA duke përfshirë edhe module të mëparshme që kishin si objekt produket Apple dhe televizorët Smart Samsung. Së bashku me publikimet e mëparshme, këto dokumenta datojnë në vitin 2012 dhe është ende e paqartë si programi është zhvilluar 5 vitet e fundit.

Rate This Article:
No comments

leave a comment