Postimet
Të rejat më të fundit

Blog

Facebook po mëson makinat të komunikojnë lirshëm me njerëzit

Edhe pse Facebook rrallë përmendet në krahasim me Apple, Microsoft dhe Amazon në diskutimet rreth Inteligjencës Artificiale, kompania ka publikuar një grumbull letrash që theksojnë një interes të thellë në sistemet e dialogut mes humanëve dhe makinerive robotike. Duke aplikuar teknikat e përdorura më shpesh në lojërat e Inteligjencës Artificiale në një skenar dialogu, Facebook ka krijuar makina të afta për bisedime komplekse.

Dialogu nuk vjen nga një grup i caktuar rezultatesh. Kjo do të thotë se për çdo pyetje, ekziston një numër i pafund i përgjigjeve të mundshme njerëzore. Për të modeluar një bisedë, studiuesit duhet të bëjnë përpjekje shtesë për ta lidhur problemin e pasigurisë me një madhësi dhe hapësirë të arsyeshme. Zgjedhja për të modeluar një skemë negociuese e bën këtë të mundur.

Por edhe në një botë me kufizime, është ende e vështirë që makinat të ndërveprojnë me njerëzit në një mënyrë të besueshme. Për këtë arsye, Facebook ka trajnuar prototipet e saj në negociatat midis çifte njerëzish. Pasi u realizua diçka e tillë, makinat u programuan për të negociuar me njëri-tjetrin duke përdorur të mësuarit për përforcim. Në fund të çdo raundi bisede, agjentët morën shpërblime për përmirësimin.

Rate This Article:
No comments

leave a comment