Postimet
Të rejat më të fundit

Blog

Fëmijët shpenzojnë rreth 5 orë në ditë para kompjuterit apo celularit

Adoleshentët përdorues të teknologjisë shpenzojnë rreth 5 orë në ditë duke përdorur një smartphone apo kompjuter, sipas një studimi nga kompania e sigurisë së software-ve Bitdefender.

Sipas studimit, një në shtatë minorenë kanë edhe celular edhe kompjuter. Më e rëndësishmja, koha e shpenzuar me këto pajisje rritet me rritjen e moshës, nga rreth 3 orë në ditë në moshën 5 vjeçare te rreth 5 orë në ditë për moshën 17 vjeçare. Për t’u theksuar – nga mosha 10 vjeç djemtë shpenzojnë 30% më shumë kohë se vajzat duke përdorur pajisjet teknologjike dhe pas moshës 12 vjeç si vajzat ashtu edhe djemtë favorizojnë përdorimit e smartphone-ve më shumë se sa kompjuterat.

Fëmijët nga mosha 5 deri në 17 vjeç shpezojnë një mesatare prej 2 orësh në ditë duke përdorur kompjuterin e tyre, ndërsa përdorimi i smartphone-ve rritet eksponencialisht me moshën. Ky studim është kryer nga Bitdefender në prill 2017.

Rate This Article:
No comments

leave a comment