Postimet
Të rejat më të fundit

Blog

Në Google Maps tashmë do të gjeni dhe vend parkimi

google maps parking

Google po e bën më të lehtë gjetjen e një vendi për të parkuar me një veçori të re në Google Maps për Android. Tashmë, kur regjistroni një destinacion, do të jeni në gjendje të zgjidhni një opsion të ri “gjej parkim” që do të përzgjedhë një listë të parkingjeve dhe garazheve afër. Sapo të zgjidhet, Maps do të drejtojnë  automjetin tuaj drejt vend-parkimit të zgjedhur, si dhe do t’ju japë udhëzime për ecje nga garazhi deri në destinacionin tuaj.

Tani për tani, veçoria e re është e disponueshme vetëm në Maps për Android dhe po qarkullon në 25 qytete: Atlanta, Boston, Charlotte, Çikago, Cleveland, Dallas / Fort Worth, DC, Denver, Detroit, Minneapolis / St. Paul, New York, Orlando, Philadelphia, Phoenix, Pitsburg, Portland, San Diego, Sacramento, San Francisko, Seattle, St Louis dhe Tampa.

Google ka njoftuar se do të shtojë ikonën e gjetjes së një vendi e parkimi si në Android ashtu edhe në iOS gjatë këtij viti në 25 qytete të tjera: Alicante, Amsterdam, Kopenhagen, Barcelonë, Cologne, Darmstadt, Dusseldorf, Londër, Madrid, Malaga, Manchester, Milano, Montreal, Moskë, Mynih, Paris, Pragë, Rio de Janeiro, Romë, Sao Paulo, Stokholm, Shtutgart, Toronto, Valencia dhe Vancouver.

Rate This Article:
No comments

leave a comment