Postimet
Të rejat më të fundit

Blog

Mendoni se mund të krijoni një mjet personal fluturues? Boeing mund t’ju japë 2 milionë dollarë nëse e bëni diçka të tillë

Së bashku me site-in e rezervimit të linjave ajrore GoFly, Boeing po sponsorizon GoFly Prize, një konkurs dy vjeçar në të cilin ekipet konkurojnë për një shpërblim prej 2 milionë dollarësh pasi ata përpiqen të krijojnë një pajisje personale fluturimi për tregun masiv.

Ju nuk keni nevojë të jeni një inxhinier i hapësirës ajrore për të marrë pjesë në konkurs – kushdo mbi 18 vjeç që nuk është punonjës i Boeing mund të jetë pjesë e një ekipi.

Ekipet do të sfidohen për të krijuar një “pajisje të sigurtë dhe të thjeshtë për t’u përdorur si mjet fluturimi” sipas Boeing. Pajisjet do të gjykohen mbi performancën, kompaktësinë, zhurmën, përvojën e përdoruesit dhe aftësinë për të arritur ngritjen dhe uljen “thuajse-vertikale”.

Konkursi do të zhvillohet në tri faza, me shpërblime monetare shtesë që u jepen ekipeve me planet dhe prototipet më të mira. Afati i fundit për t’u regjistruar për fazën e parë të konkursit është 4 prilli i vitit 2018. Fituesi i çmimit të madh do të zbulohet në një event përfundimtar “fluturimi” në vitin 2019.

Burimi: Mashable

Rate This Article:
No comments

leave a comment