Postimet
Të rejat më të fundit

Blog

Një robot prej pellushi, për mos t’u ndjerë vetëm në asnjë moment

I pëlqeni shumë kafshët shtëpiake por nga ana tjetër nuk mund të kujdeseni dot për ta? Është kompania japoneze Yukai Engineering ajo që ka menduar për ju.

Qoobo është një pellush i ngrohtë në formë jastëku brenda të cilit fshihet një robot. Cili është funksioni i këtij roboti? Sa herë që ju e përkëdhelni pellushin, ai do të tundë bishtin duke ju ofruar një ndjesi sikur të jeni duke prekur një kafshë prej vërteti.

Qoobo është krijuar me qëllimin për të eleminuar sadopak vetminë e njerëzve. Ai pritet të kushtojë 100$ dhe do të jetë i disponueshëm në treg në muajin qershor të vitit të ardhshëm. Kjo pajisje ofron deri në 8 orë bateri, mund të karikohet me USB dhe do të vijë në versionin e ngjyrës gri dhe kafe.

Rate This Article:
No comments

leave a comment