Postimet
Të rejat më të fundit

Blog

Aeroporti i Dubait do të përdorë “akuariume” për skanimin e fytyrës si pika të kontrollit të sigurisë

Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait ka gjetur  një mënyrë të re për udhëtarët që largohen nga vendi i tyre duke i lejuar të kalojnë përmes një “akuariumi virtual” që ka kamera për njohjen e fytyrës. Akuariumi virtual është në formën e një tuneli dhe përmban rreth 80 kamera të cilat skanojnë cdo tipar të fytyrës tuaj kur ju kaloni përmes tij. Imazhet branda akuariumit mund të ndryshohen sipas peisazheve të ndryshme si shkretëtira ose reklama të ndryshme. Pasi personi ka mbërritur në fund të tunelit do të shfaqen njëri nga dy mesazhet “Kalofshi një udhëtim të këndshëm” ose “Alarm i Kuq”.

Vetë akuariumi virtual nuk fsheh vetëm teknologjinë e njohjes së fytyrës, por inkurajojnë personat që hyjnë brenda të shohin në kënde të ndryshme. Në këtë mënyrë bëhet një skanim më i plotë i tipareve të tyre faciale dhe merret një pamje më e qartë për cdo udhëtar.

Projekti është duke u zhvilluar në partneritet me kompaninë fluturuese “Emirates” dhe planifikon të vendosi “akuariumin” e parë ne verën e vitit 2018. Përdorimi i skanerave për njohjen e fytyrës është rritur shumë gjatë viteve të fundit sidomos në aeroport për qëllime sigurie.

Rate This Article:
No comments

leave a comment