Postimet
Të rejat më të fundit

Blog

Një sulm phishing vendosi në rrezik të dhënat e 50.000 përdoruesve të Snapchat

Gjatë fundit të vitit të kaluar, ekspertët e sigurisë zbuluan një listë me të dhënat e 55.851 llogarive të Snapchat në një website të jashtligjshëm online të quajtur klkviral.org. Ky sulm mendohet se është i lidhur me një incident të mëparshëm të kompanisë, i cili sipas kompanisë është shkaktuar nga Republika Domenikane. Aktualisht Google e ka bllokuar website klkviral.org.

Pas analizimit të të dhënave të publikuara, u vu re se jo të gjitha accountet ishin valide, ndërsa pjesa tjetër e kredencialeve u resetua nga skuadra e Snapchat. Megjithatë për javë më radhë, kredenciale ishin lehtësisht të aksesueshme në një website publik. Ajo që kompania vuri re ishte logimi në një numër të madh account-esh nga një pajisje e vetme.

Sipas ekspertëve të sigurisë, ky sulm u realizua në sajë të një linku që ju dërgohej përdoruesve të Snapchat nga një llogari e rreme në Snapchat. Skuadra e Snapchat i ka sugjeruar përdoruesit e saj të mos klikojnë mbi linke të dyshimta, të përdorin autentikim të dyfishtë dhe passworde të fortë. Për më tepër kompania po përdor teknika të avancuara për të skanuar links që janë të dyshimta.

Rate This Article:
No comments

leave a comment