Postimet
Të rejat më të fundit

Blog

Facebook ka mbledhur historikun e thirrjeve dhe mesazheve nga pajisjet Android

Pajisjet iOS duket të jenë të paprekura.

Facebook ka mbledhur të dhëna thirrjesh celulare dhe të dhëna SMS nga pajisjet Android për vite me radhë.

Disa përdorues të Twitter kanë raportuar gjetjen historikut të thirrjeve për muaj e vite të dhëna në skedarin e tyre të të dhënave të shkarkueshme të Facebook.

Një numër i përdoruesve të Facebook kanë qenë të frikësuar nga skandali i fundit i privatësisë së Cambridge Analytica, duke bërë që ata të shkarkojnë të gjitha të dhënat që Facebook ruan në llogarinë e tyre.

Rezultatet kanë qenë alarmante për disa.

“Oh wow, Facebook Zip file që shkarkova përmban informacion mbi çdo thirrje telefonike të telefonit celular dhe mesazheve që kam bërë për rreth një vit”, thotë përdoruesi i Twitter, Mat Johnson.

Një tjetër, Dylan McKay, thotë “ka historinë time të tërë të thirrjeve me nënën e partneres time”.

Të tjerë kanë gjetur një model të ngjashëm ku shfaqen kontaktet e ngushta, si anëtarët e familjes, të vetmet që gjurmohen në shënimet e thirrjeve të Facebook.

Ars Technica raporton se Facebook ka kërkuar akses në kontaktet, të dhënat e SMS dhe historinë e telefonatave në pajisjet Android për të përmirësuar algoritmin e rekomandimit të miqve të tij dhe për të dalluar mes kontakteve të biznesit dhe miqësive tuaja të vërteta personale.

Facebook duket se i ka mbledhur këto të dhëna përmes aplikacionit Messenger.

Rate This Article:
No comments

leave a comment