Postimet
Të rejat më të fundit

Blog

Kompania misterioze po përdor Facebook për krijimin e një databazë ‘gjigande’ mbi ‘facial recognition’

Facebook është shndërruar tashmë në shënjestrën e gjithë botës përsa i përket keqpërdorimit të të dhënave të përdoruesve të tij, por akoma më i frikshëm është fakti se cfarë mund të bëjnë kompanitë e tjera nëpër botë nëse aksesojnë këto të dhëna. Gjatë 5 viteve të fundit, Terrogence, një kompani me bazë në Izrael, ka përdorur rrjetet sociale si Facebook dhe YouTube për ndërtimin e databazës më të madhe të ‘facial recognition’, raporton prestigjozja Forbes.

Terrogence ka krijuar shërbimin Face-Int i cili ka ruajtur të dhënat e mijërave të dyshuar për terrorizëm. Kompania ka bashkpunuar me NSA dhe Navy për gjenerimin dhe ruajtjen e këtyre të dhënave. Duhet theksuar se të gjitha pamjet e fytyrave janë marrë nga foto dhe video të gjetura në rrjetet sociale. Terrogence monitoron në mënyrë aktive profilet online dhe imazhet e fytyrës të terroristëve, kriminelëve apo të dyshuarve që përfaqësojnë kërcënim mbi sigurinë. Për më tepër kompania përdor profile fake për të mbledhur sa më shumë të dhëna.

E gjitha kjo është dicka më e madhe se sa duket… Një databazë e tillë mbi ‘facial recognition’ mund të ndihmojë qeverinë e Shteteve të Bashkuara të sigurojë qytetarët e saj duke identifikuar të dyshuarit, terroristët apo të gjurmojë personat e humbur.

Rate This Article:
No comments

leave a comment