Postimet
Të rejat më të fundit

Blog

Apple konfirmon përditësimin e iOS 12.1

iOS 12.1 për iPhone, iPad dhe iPod touch do të jetë i disponueshëm sot për përditësim ku do të përfshihen një sërë veçorish: FaceTime në grup, kartë e dyfishtë SIM, emoji të reja etj. FaceTime më pare ka qënë i kufizuar për telefonata video midis dy personave por me përditësimin e sistemit ndërfaqja e re lejon të shfaqen video nga disa persona, duke vënë në fokus njerëzit që flasin në mënyrë aktive dhe të tjerët shfaqen më të vegjël në sfond. Thirrjet video në grup do të suportohen nga iPad, Iphone dhe Mac. Karta e dyfishtë do të jetë veçori për telefonat Iphone XS, XR dhe XS Max. Apple përdor një kartë SIM fizike dhe një kartë tjetër eSIM. Gjithashtu do të shtohen dhe disa emoji të reja që përfshijnë njerëz tullacë, me kokë të kuqe, iPhone X që zëvendëson iPhone 8 etj.

Rate This Article:
No comments

leave a comment