Postimet
Të rejat më të fundit

Blog

Krijuesi i internetit Berners-Lee: kontratë për internet më të mirë

Tim Berners-Lee, krijuesi i www, ka nisur një fushatë për të bindur qeveritë, kompanitë dhe individët që të nënshkruajnë “një kontratë për internetin” për të pasur një internet të lirë dhe falas.
Berners-Lee kërkon të rindërtojë besimin tek internet dhe të rrisë aksesin në internet nëpërmjet një kontrate të re për faqet-web me përgjegjësi të qarta për të gjithë ata që kanë mundësi për ta bërë internetin më të sigurt dhe me kosto sa më ulët. Ai inkurajon qeveritë, kompanitë dhe individët që të punojnë së bashku. Parimet fillestare të kontratës kanë marrë miratimin e më shumë se 50 organizatave duke përfshirë Google dhe Facebook. Njerëzit do të jenë në gjendje të përfshihen duke përdorur hashtagun #ForTheWeb. Kushtet e plota të kontratës do të miratohen në muajt e ardhshëm, me objektivin që gjithçka të finalizohet në maj 2019.

Rate This Article:
No comments

leave a comment