Risitë e Microsoft .NET 5

Risitë e Microsoft .NET 5

Versioni i Microsoft .NET 5 u prezantua në 13 tetor duke e sjellë një hap më afër bashkimin mes .NET Framework dhe .NET Core. Platforma e re e unifikuar .NET pritet të sillet në 10 nëntor 2020.

Microsoft e përshkruan këtë version të dytë si një version shumë pranë fundit, ku version i parë u prezantua në 13 shtator. Ky version mund të shkarkohet te  dotnet.microsoft.com.

Avantazhet kryesorë të .NET 5 përfshijnë një eksperiencë SDK të unifikuar, me një librari klasash bazë (Base Class Library) që funksionon në gjithe aplikacionet .NET 5, suport si për aplikacionet native dhe për ato të bazuara në web dhe që të jenë funksionale në shumë sisteme operative. Një projekt aplikacioni nativ do suportonte sisteme operative vetëm Windows, Microsoft Duo (Android) dhe Apple IOS.

Përfitime të tjera të .NET 5 përfshijnë suportin për krijimin e aplikacioneve cloud me performancë të lartë, algoritma më të shpejtë në librarinë BCL, suport me te mirë për konteinerat në kohën e ekzekutimit dhe suporton gjithashtu HTTP3. Ky version përfshin suportin për WebAssembly në format binar, me anë të Mono runtime apo libraritë e .NET.

.NET 5 gjithashtu lejon zhvilluesit të gjejnë buge të fshehura në kodin e tyre. Opsione të tjera përfshijnë një tip të ri variabli i quajtur Half i cili është binar me presje të lëvizshme që zë 16 bit, si dhe heqjen e grupeve të dhënave të papërdorura për të ulur madhësinë e aplikacionit, ku përvec kësaj mundësohet dhe heqja e tyre në mënyrë të kushtëzuar. Për të bërë përputhjen e patterneve në C# 9 përdor patternet logjike, relacionale dhe të thjeshtë. Deploy me ClickOnce pra me vetëm një klikim është tashmë një opsion që suportohet për aplikacionet Windows .NET 5.0 dhe .NET Core 3.1.

Platforma e re .NET premton përmirësimë të performancës. Buletini i 21 korrikut prezanton 250 permirësimet e sjella në përformancë në .NET 5.

Postime te ngjashme