WhatsApp

WhatsApp has probleme, bie në të gjithë botën

Whatsapp është një nga aplikacionet e njohura të mediave sociale në botë, por duket se këtë mbrëmje ka pasur probleme.

Mësohet se ky aplikacion ka rënë në të gjithë botën. Përdoruesit e tij nuk mundën që të shpërndanin mesazhet e tyre.

Numri i raporteve të këtij problemi janë bërë përmes platformës Twitter, ku përdoruesit kanë treguar se kanë vështirësi në dërgimin dhe pranimin e mesazheve përmes WhatsApp.

Fillimisht aplikacioni ra në versionin e tij desktop, më pas shfaqi probleme edhe në telefonat e mençur. Deri më tani nuk ka asnjë komunikim zyrtar në lidhje me këtë çështje.

Probleme janë raportuar në të gjithë botën, përfshirë këtu një pjesë të madhe të Evropës, Sh.B.A, Amerikës Jugore dhe Qendrore, Indisë dhe Australisë.

WhatsApp tani është në trend në Twitter, me më shumë se 321,000 tweet në lidhje me ndërprerjen.

 

Postime te ngjashme