Asistenti zanor i "Hey Disney!", së shpejti i disponueshëm

Asistenti zanor i “Hey Disney!”, së shpejti i disponueshëm

Vitin e kaluar, Amazon dhe Disney njoftuan një plan për të zhvilluar një asistent zanor të personalizuar. Ai kombinonte zgjuarsinë e Alexa me bibliotekën e zërave të personazheve dhe regjistrimet origjinale të Disney. I quajtur “Hej Disney!”. Asistenti zanor ishte asistenti i parë jo-Alexa që u bë i disponueshëm në pajisjet Echo. Ai u instalua në hotele të zgjedhura të Disney Resort. Së shpejti, do të jetë në gjendje të blihet edhe për përdorim edhe në shtëpitë e secilit.

Më parë, asistenti zanor i Disney ishte i disponueshëm në dhomat e zgjedhura të hoteleve të Disney Resort si një shërbim falas për të ftuarit. Vizitorët mund të pyesin asistentin për informacione përkatëse si orët e parkut, udhëzimet për në park ose ku të hanë. Ata gjithashtu mund të bëjnë kërkesa për shërbimin e të ftuarve në hotel, si porositja e peshqirëve shtesë ose shërbimi në dhomë.

Dhe, sigurisht, asistenti është i mbushur me veçori të Disney-t – si shaka, gjëra interaktive, përshëndetje nga personazhet e preferuar të Disney-t dhe akses në tinguj të frymëzuar nga filmat e Disney-t. Biblioteka e zërave përfshijnë ata nga mbi 20 personazhe të njohur nga Disney, Pixar, Star Wars dhe më shumë. Kur kërkoni motin, Olaf nga “Frozen” mund t’ju tregojë kur është ftohtë jashtë, për shembull. Vetë përvoja udhëhiqet nga shoqëruesi magjik i Disney-t, jo nga Alexa. Disa të ftuar janë ankuar se zëri nuk është një personazh i njohur, Mickey.

Disney dhe Amazon do t’a bëjnë Disney Magical Companion të disponueshëm për klientët amerikanë për blerje në fund të këtij viti.  Ata nuk kanë një datë lançimi për momentin.

Postime te ngjashme