: Inteligjenca artificiale duhet të mësojë normat dhe ligjet shoqërore!

Inteligjenca artificiale duhet të mësojë normat dhe ligjet shoqërore!

Fusha e inteligjencës artificiale po zgjerohet me shpejtësi. Ajo do të krijojë mjete të fuqishme që kërkojnë rregullore dhe norma sociale. Këtë ka paralajmëruar drejtori ekzekutiv i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, Jensen Huang.

Huang është ndër lojtarët e rëndësishëm në fushën e inteligjencës artificiale. Kjo pasi çipat e Nvidia përdoren në pajisje moderne, siç është superkompjuteri Microsoft i ndërtuar për startupin OpenAI.

Në një takim në Stokholm, zyrtarët njoftuan se po përmirësojnë superkompjuterin më të shpejtë të Suedisë me mjetet e Nvidia. Kjo për të zhvilluar një ‘model të madh gjuhësor’ që do të flasë rrjedhshëm suedisht.

“Mos harroni, nëse mendoni me kujdes, do të kuptoni se gjithçka që ishte e dobishme në jetën tuaj, u ka hapur mundësi të reja ose ishte e mrekullueshme për shoqërinë, ndoshta mund të jetë gjithashtu e dëmshme”, paralajmëroi kreu i kompanisë amerikane.

Politikanët si Ted Lieu, një demokrat nga Kalifornia në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA, besojnë se SHBA duhet të krijojë një agjenci federale për të rregulluar inteligjencën artificiale.

Postime te ngjashme