Mikroçipi fluturues me madhësi të kokrrës së zallit, ndihmon në monitorimin e sëmundjeve – ndotjen e ajrit dhe kontaminimin e ambientit

Mikroçipi fluturues me madhësi të kokrrës së zallit, ndihmon në monitorimin e sëmundjeve – ndotjen e ajrit dhe kontaminimin e ambientit

Një mikroçip me madhësi të kokrrës së zallit, është struktura më e vogël fluturuese e prodhuar nga njeriu – ka bërë të ditur një grup ekspertësh të cilën theksuan se është bërë me qëllim që të përcillen nga ajri sëmundjet.

Shkencëtarët thonë se “mikro-fluturuesit” mund të përdoren gjithashtu për të monitoruar ndotjen e ajrit dhe kontamimin e ambientit – duke precizuar me saktësi përqindjen.

Në këtë pajisje nuk është vendosur ndonjë motor – por kjo vegël e vogël është si një kokërr me helika – ngjashëm me gjethet e vogla që përdorin erën për të rënë në tokë me shpejtësi të vogël.

Tërë kjo arritje teknologjike është bërë e mundur nga ekspertët e Universitetit Evanston në Illinois të Shteteve të Bashkuara, që theksuan se pavarësisht nga çfarë lartësia bie kjo pajisje – ajo përfundon në tokë me një shpejtësi të vogël, duke mos pësuar as dëmtimin më të vogël.

 

Postime te ngjashme