Një chatbot që u përgjigjet pyetjeve dhe shkruan ese

Një chatbot që u përgjigjet pyetjeve dhe shkruan ese

ChatGPT është në thelb një variant i software-it popullor të gjenerimit të gjuhës GPT-3.5 të OpenAI. Ai është krijuar për të kryer biseda me njerëzit. Disa nga veçoritë e tij përfshijnë përgjigjen e pyetjeve vijuese, refuzimin e pyetjeve të papërshtatshme dhe madje pranimin e gabimeve të tij. Kjo sipas një përmbledhjeje të modelit gjuhësor të OpenAI.

ChatGPT u trajnua për një sasi të madhe të të dhënave tekstuale. Mësoi të njohë modele që i mundësojnë të prodhojë tekstin e vet duke imituar stile të ndryshme të të shkruarit, tha Bern Elliot, një zëvendës president në Gartner. OpenAI nuk zbulon se cilat të dhëna të sakta që janë përdorur për trajnimin e ChatGPT. Kompania thotë se në përgjithësi ka kërkuar në web, ka përdorur libra të arkivuar dhe Wikipedia.

Për më tepër u tha se tashmë po eksplorohet se si ChatGPT mund të përdoret për të përmbledhur ndryshimet në dokumentet ligjore.

Nga ana tjetër ekziston një problem, ai i paragjykimit; i cili është i vërtetë për shumë lloje të software-ve të fuqizuar me AI. Siç ndau në Twitter kolegja e vjetër e Mozilla-s, Abeba Birhane, ChatGPT prodhoi tekste këngësh. Ato nënkuptonin se gratë që veshin uniformë laboratori janë “ndoshta vetëm për të pastruar dyshemenë”. Ndërsa burrat që veshin uniformë laboratori “ndoshta kanë njohuritë dhe aftësitë që kërkohen.”

Postime te ngjashme