Oxbotica
Një nga zhvillimet më të fundit, Oxbotica, një startup që zhvillon software për të fuqizuar automjetet autonome, ka mbyllur një raund të Serisë C prej 140 milionë dollarësh; para që do të përdorë për të vazhduar ndërtimin e shërbimeve për klientët ekzistues dhe për të prodhuar. Modeli bazë për Oxbotica është B2B: Ajo shet dhe personalizon software-in e saj autonom, të cilin e quan “Autonomia universale”.
Teknologjia e saj fleksibël mund të fuqizojë çdo gjë që i nevojitet një klienti. Navigacion, perceptim, ndërfaqe të përdoruesit, manaxhim të flotës ose veçori të tjera të nevojshme për të drejtuar automjete vetë-drejtuese në mjedise të shumta. Kjo pavarësisht nga hardware-i që përdoret dhe në integrim me çfarëdo software-i tjetër që përdorin klientët.
Përveç industrive të investitorëve të saj strategjikë, raste të tjera të përdorimit ku Oxbotica po ndërton shërbime duke përfshirë bujqësinë, aeroportet, energjinë dhe transportin e përbashkët të udhëtarëve.
Nëpërmjet kësaj duhet thënë se janë kombinuar teknikat inteligjente artificiale të klasit botëror. Gjithashtu edhe robotika e Oxbotica, me ekspertizën pioniere në arenën e sigurimit telematik. Duke përdorur automatizimin dhe teknologjinë dixhitale, besohet se ekipi mund të përmirësojë sigurinë. Ai mund të rrisë efikasitetin në një gamë të gjerë automjetesh dhe të përshpejtojë ë revolucionin global në lëvizshmëri.