Hakimi i Facebook, miliona llogari të përdoruesve në shitje në Dark Web

Të paktën 50 mijë përdorues janë “sulmuar” nga hakim i rrjetit “Facebook” dhe të dhënat e tyre janë nxjerrë në shitje në Dark Web. Independent pretendon se ka parë se ku është i disponueshëm informacioni (duke përfshirë tregun e errët të internetit si Dream Market), dhe komenton se të dhënat janë në dispozicion për kriminelët që mund ti blejnë për vetëm 3 dollarë, deri në 12 dollarë.

Megjithatë, për të qëndruar anonim, blerësit mund të blejnë informacionin vetëm duke përdorur monedhat dixhitale – duke e bërë të pamundur për autoritetet të kuptojnë se kush e blen informacionin. Informacioni mund të përdoret për të vjedhur identitetet e përdoruesve të Facebook, duke u lejuar atyre që do i blejnë të krijojnë llogari të rreme, të shkaktojnë dëmtimin e reputacionit dhe më shumë.

Facebook mund të ketë marrë gjobë deri në 1.63 miliardë dollarë – sipas Rregullores së re të Mbrojtjes së të Dhënave të Përgjithshme të BE-së (GDPR), nëse konsiderohet se kompania nuk ka bërë mjaftueshëm për të mbrojtur sigurinë e përdoruesve të tij.

Postime te ngjashme