MacBook Air 2018 specifikimet

Apple njoftoi të martën një përditësim të laptopit të tij më të njohur, MacBook Air. Duke filluar nga 1199 dollarë, MacBook Air i ri është bërë nga alumini i ricikluar 100 për qind. Ka një peshë prej 1.24 kg dhe ekran 13.3 inç me rezolucion 2560×1600. Laptopi ka processor Intel i5 gjenerata e tetë dhe 8GB ose 16GB kujtesë. Apple gjithashtu shtoi çipin e sigurisë T2 për Siri-n dhe Touch ID i cili përmban një SSD që ka enkriptim automatik. Karakteristika të tjera përfshijnë një tastierë të gjeneratës së tretë, kamera HD dhe altoparlantë më të fuqishëm.

Postime te ngjashme