Apple, Google, Microsoft dhe Mozilla bashkohen për të bërë web më të sigurt

Është raportuar se firmat si Apple (Safari), Google (Chrome), Microsoft (Edge) dhe Mozilla, të cilat janë më të njohura për shfletuesit e tyre, po bashkohen për të hequr protokollin e sigurisë TLS 1.0 dhe 1.1 dhe ta zëvendësojnë atë me një version më të ri. Për ata që nuk janë në dijeni, TLS është protokolli që përdoret për të siguruar lidhjet e internetit duke i bërë lidhjet konfidenciale dhe të vështira për t’i manipuluar. Protokolli i sigurisë TLS 1.0 bazohet në SSL 3.0 të Netscape që u publikua në janar të vitit 1999, duke e bërë atë një protokoll gati 20 vjeçar. TLS 1.1 hyri në përdorim në 2006 ndërsa TLS 1.2 hyri në përdorim në 2008. Apple, Google, Microsoft dhe Mozilla duan ta përmirësojnë atë.

Postime te ngjashme