Avantazhet dhe disavantazhet: A është memorja cloud e duhura për ju?

Avantazhet dhe disavantazhet: A është memoria cloud e duhura për ju?

Siguria e të dhënave të kompanisë është thelbësore. Shërbimet për ruajtjen e të dhënave në cloud kanë fituar popullaritet vitet e fundit për shkak të rritjes së shkallëzueshmërisë. Megjithatë memoria cloud ka aspektet e saj pozitive dhe negative dhe njohja e tyre ju lejon të bëni zgjedhjen e duhur për kompaninë tuaj. Le të njihemi fillimisht me to dhe më pas shohim nëse është zgjedhja e duhur per ju apo jo.

Avantazhet e ruajtjes së të dhënave në cloud

  1. Efektivë në kosto

Kompanitë dhe organizatat që përdorin shërbime të bazuara në cloud janë më të mundur të kursejnë në kostot operative se sa ato kompani që vazhdojnë t’i ruajnë në driver të jashtëm ose zgjidhje të tjera për ruajtjen e të dhënave. Burimet dhe fuqia e brendshme nuk nevojiten të ndara për të ruajtur të dhënat në cloud. Kostot përgjysmohen duke qenë se ata që mundësojnë memoriet cloud menaxhojnë cdo upgrade dhe asistojnë në problematika që mund të dalin që do të thotë se nuk ka nevojë të punësohen administratorë IT për të menaxhuar logjistikën e memories së të dhënave.

  1. Aksesueshmëria

Me anë të cloud, përdoruesit kanë mundësi të aksesojnë gjithë imazhet, skedarët, videot nga cdo vendodhje në botën, mjafton të kenë kredencialet e duhura dhe një lidhje interneti. Kur kycemi në profilin tonë në cloud, të gjithë të dhënat ndodhen atje në cdo kohë. Gjithashtu cloud ofron thjeshtësi për përdoruesin pasi lehtësisht mund të përdorin hedhjen e të dhënave me drag & drop.

  1. Rikuperimi në rast fatkeqësie

Një plan rezervë për rikuperimin e të dhënave në cdo rast i nevojitet cdo biznesi. Humbja e të dhënave mund të dëmtojë seriozisht një kompani si nga ana ekonomike dhe nga besueshmëria. Ruajtja e të dhënave në cloud është një opsion për të luftuar humbje të tilla, duke qenë se ruan kopje të të dhënave të ruajtura. Këto të dhëna ruhen në një vendodhje tjetër remote dhe mund të aksesohen dhe të përdoren në cdo kohë për rikuperim. Kështu në rast se ndodh një ngjarje që mund të shkaktojë humbjen e të dhënave në kompjuterin tuaj, ju mundeni të aksesoni cloudin dhe të riktheheni të dhënat e humbura ose dëmtuara.

Disavantazhet e ruajtjes së të dhënave në cloud

  1. Shpejtësia e backupeve

Në cloud shpejtësia e gjerësisë së brezit të internetit dhe memories është më e limituar se në rastin e një rrjeti lokal ose disku. Gjithashtu ka më shumë vonesa në komunikim. Zakonisht kjo nuk është problem kur bëjmë backup të dhënat nëpër severa, sepse backupet e mëdha kryesisht kryhen në sfond dhe zgjasin për një kohë të caktuar pa efekte negative. Backupet e ngadaltë mund të luftohen përmes të përdorimit të backupeve inkrementale, që reduktojnë madhësinë e backupit dhe si rrjedhojë dhe kohën që duhet. Megjithatë duhet patur parasysh që aplikacione të specializuara si Microsoft SQL Server dhe Exchange mund të afektohen nga kohëzgjatjet e mëdha të backupeve.

  1. Përdorim i lartë i internetit

Në rastin kur backupet po kryhen gjatë orarit të punës, do vihet re një vonesë në performancën e aktiviteteve që lidhen me internetin. Mund të konsideroni vendosjen e rregullave për shfrytëzimin e gjerësisë së brezit të internetit në mënyrë që lidhja e internetit mos të mbingarkohet dhe të cënohen aktivitetet kritike për biznesin që përdorin internetin.

Memoriet cloud mund të jenë me shumë përfitim për bizneset, për sa kohë që jeni në dijeni të pikave të tyre të  dobëta. Kjo mundëson aksesueshmëri më të mirë, rikuperim në rast humbjesh dhe kursim në kosto, por është e rëndësishme të konsiderohen disavantazhet për të përcaktuar nëse kompania juaj i menaxhon dot. Gjatë kohës që do vendosni nëse përdorimi i memories cloud është i përshtatshëm, merrni parasysh pikat e sipërpërmendura.

Postime te ngjashme