Përdorimi i lazerëve për të krijuar robotë në miniaturë nëpërmjet flluskave

Përdorimi i lazerëve për të krijuar robotë në miniaturë nëpërmjet flluskave

Robotët përdoren gjerësisht për të ndërtuar makina, për të lyer aeroplanë dhe për të qepur rroba në fabrika, por montimi i përbërësve mikroskopikë, siç janë ato për aplikime biomjekësore, nuk është automatizuar ende. Lazerët mund të jenë zgjidhja. Tani, studiuesit që raportojnë në ACS Applied Materials & Interfaces kanë përdorur lazer për të krijuar robotë në miniaturë nga flluska që heqin, lëshojnë dhe manipulojnë pjesë të vogla në struktura të ndërlidhura.

Ndërkohë që prodhimi është minimizuar, tashmë objektet po ndërtohen në mënyrë të tillë që të jenë vetëm disa mikrometra të gjatë, ose rreth trashësisë së një fletë letre. Por është e vështirë të vendosësh pjesë të tilla të vogla me dorë. Në studimet e mëparshme, shkencëtarët krijuan flluska mikroskopike duke përdorur dritën ose tingujt për të montuar objekte 2D. Gjithashtu, në një eksperiment të fundit, mikroflluska të prodhuara me anë të lazerëve, rrezet drite të përqendruara dhe të fuqishme, mund të rrotullojnë forma në hapësirën 3D.

Megjithëse këta mikrorobotë- flluskë mund të manipulojnë objekte 2D dhe 3D, ata nuk mund të lidhin përbërës të pavarur dhe më pas t’i lëvizin ato si të ishin një trup i vetëm. Pra, Niandong Jiao, Lianquing Liu dhe kolegët e tij donin të zhvillonin më tej punën e tyre të mëparshme me lazer për të krijuar mikrobotë- flluskë që mund të formonin forma të pandashme dhe të kontrollonin lëvizjen e tyre.

Studiuesit krijuan mikroflluska në ujë duke përqendruar një lazer nën një pjesë të vogël të përbërë nga rrëshirë. Madhësia e flluskës kontrollohej duke ndezur dhe fikur shpejt lazerin, për një kohë më të gjatë në “pozicionin e ndezur” duke rezultuar në flluska më të mëdha. Pastaj, ekipi krijoi një robot- flluskë duke zhvendosur vendndodhjen e lazerit. Sapo lazeri u fik, flluskat u tretën ngadalë, duke e lënë rrëshirën në vend.

Më pas ekipi bashkoi flluska të shumta me funksione të ndryshme për të prodhuar mikrorobotë të cilët mund të ngrinin dhe lëshonin pjesë, të zhvendosnin copa të vetme në pozicione të caktuara, të vepronin si një bosht rrotullues ose të shtynin objekte të grumbulluara.

Lidhjet e pathyeshme u krijuan me nyje të ndryshme, duke prodhuar ingranazhe me tre dhe katër cepa, një zinxhir në formë gjarpri dhe një automjet 3D në miniaturë. Mikrorobotët- flluskë kanë implikime për të ardhmen e inxhinierisë së prodhimit, duke përfshirë inxhinierinë e indeve biologjike, sipas studiuesve.

Postime te ngjashme