Rreth Nesh

    • Vizioni Yne

AITC është një organizatë lider mbarëkombëtare, e cila bashkon rreth vetes instancat e profesionistëve (të biznesit) të teknologjisë dhe informacionit dhe synon të çojë në një nivel tjetër standartet e IT-së në vendet ku ajo operon.

    • Misioni Yne

Misioni ynë është përcaktimi i standarteve dhe sjellja e praktikave më të mira nga kompanitë lider botëror të teknologjisë në Shqipëri.

    • Vlerat tona

Integritet – Respekt – Inovativ – Profesional

    • Parimet Tona

Personaliteti është shumë herë më i rëndësishëm se njohuritë teknike. Ne dëshirojmë që njerëzit të përshtaten me kulturën e organizatës.
Parimet tona vendosin pritshmëritë ndaj çdo anëtari të organizatës sonë.
Ne aspirojmë të trajnojmë lidera më të suksesshëm.

Partneret

Soft & Solution

Soft & Solution është kompani udhëheqëse në Shqipëri me eksperiencë disa vjeçare në fushën e teknologjisë së informacionit dhe telekomunikacionit, e cila zhvillon aplikacione të të gjitha kategorive dhe madhësive

FASTECH

Fastech u themelua në mars 1998 dhe është një nga furnizuesit kryesorë te produkteve IT në Shqipëri që ofron në treg PC konsumi dhe biznesi, laptop dhe shumë pajisje të tjera IT, të ofruara me cilësinë më të mirë, eficensë të lartë dhe risi për klientët e saj

BNT ELECTRONICS

BNT Electronics, themeluar në vitin 1994, është një nga kompanitë e para dhe kryesore të teknologjisë në Shqipëri. Që nga themelimi i saj, misioni i kompanisë ka qenë që të çojë në shpërndarjen e teknologjive më të përparuara të industrisë së informacionit.

JUPITER GROUP

Jupiter Computer Systems (JCS) është themeluar në vitin 2002 në Tiranë me qëllim kryesor shitjen e produkteve teknologjike dhe ofrimin e shërbimeve kryesore të veprimtarisë në tregun e teknologjisë.

RATECH

RATECH Sh.p.k është një kompani që ofron një gamë të gjerë shërbimesh në fushën e sistemeve të sigurisë, telekomunikacionit, IT shërbime, mirëmbajtjen dhe shërbimet e këshillimit, import/eksport.

HORIZON

HORIZON e ka realizuar ndarjen e gamës së aktiviteteve të saj që në Maj 2005. HORIZON vë theksin tek edukimi dhe Klientët e edukuar, të cilët janë më shumë kërkues, përsa i përket cilësisë dhe efikasitetit, duke e orientuar kështu tregun e teknologjisë së informacionit drejt një niveli më të lartë për rëndësinë e biznesit.

AKSHI

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit është krijuar me anë të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 703, datë 29.10.2014, i ndryshuar. Kjo agjenci është bërë funksionale me emërimin e Drejtorit të Përgjithshëm të saj në Shtator të vitit 2007. Nga kjo periudhë dhe deri në Janar të vitit 2008 është bërë i mundur plotësimi i agjenicisë me stafin e saj. Që nga kjo periudhë agjencia funksionon me efikasitet të plotë.