Studiuesit krijojnë një çip të ri fotonik

Studiuesit krijojnë një çip të ri fotonik

Studiuesit në Universitetin George Washington dhe Universitetin e California, Los Angeles, kanë zhvilluar dhe demonstruar për herë të parë një konvertues fotonik dixhital në analog pa lënë domain-in optik. Konvertuesit e tillë mund të avancojnë harduerin e përpunimit të të dhënave të gjeneratës tjetër me një rëndësi të lartë për qendrat e të dhënave, rrjetet 6G, inteligjencën artificiale dhe më shumë.

Rrjetet aktuale optike, përmes të cilave transmetohen shumica e të dhënave në botë, si dhe shumë sensorë, kërkojnë një shndërrim nga dixhital në analog, i cili lidh sistemet dixhitale në mënyrë sinergjike me komponentët analoge.

Duke përdorur një platformë të çipit fotonik prej silikoni, Volker J. Sorger, një profesor i asociuar i inxhinierisë elektrike dhe kompjuterike në GW dhe kolegët e tij kanë krijuar një konvertues dixhital në analog i cili nuk kërkon që sinjali të shndërrohet në domain-in elektrik, duke treguar në këtë mënyrë potencialin për të kënaqur kërkesën për aftësi të larta të përpunimit të të dhënave ndërkohë që veprojnë në të dhëna optike, ndërfaqen në sistemet dixhitale dhe performojnë në një gjurmë kompakte, me vonesë të shkurtër të sinjalit dhe konsum të ulët të energjisë.

“Ne gjetëm një mënyrë për të kapërcyer në mënyrë të përsosur hendekun që ekziston midis këtyre dy botëve, analoge dhe dixhitale,”- thotë Sorger. “Kjo pajisje është një kyç kryesor për harduerin e përpunimit të të dhënave të gjeneratës tjetër.”

Postime te ngjashme