iPhone

Sulmi ndaj iphone mund të kryhet edhe nëpërmjet e-mailit

Një defekt në sistemin operativ celular të Apple mund të ketë bërë që miliona përdorues të iPhone dhe iPad të preken nga hakerat.

Hulumtimi i publikuar nga ZecOps, një firmë e sigurisë celulare, tha që një virus në aplikacionin Mail i bëri pajisjet të ndjeshme ndaj sulmeve të sofistikuara.

Firma tha se kishte “besim të lartë” që virusi është përdorur për të shfrytëzuar të paktën gjashtë viktima të profilit të lartë.

ZecOps e raportoi gabimin e bërë në Apple në mars. Gjigandi i teknologjisë nuk kishte qenë më parë në dijeni për këtë.

Për të shfrytëzuar këtë të metë, hakerat do të dërgonin një mesazh bosh te një llogari Mail të një përdoruesi të iPhone ose të iPad, aplikacioni i postës elektronike në pajisjet iOS. Kur të hapej emaili, përdoruesi do të detyrohej të rindizte telefonin. Gjatë rindezjes, hakerat do të kishin mundësi të merrnin informacionin në telefon.

Ajo që e bën këtë sulm të ndryshëm nga ‘hacks’ e tjera, është që përdoruesit nuk kanë nevojë të shkarkojnë ndonjë software të jashtëm ose të vizitojnë një webfaqe që përmban software të dëmshëm (malware).

Studiuesit thanë që kjo metodë mund të shfrytëzohet edhe në versionet e fundit të iOS. Produktet Apple zakonisht konsiderohen të jenë më të sigurta se pajisjet e tjera mobile. Ekspertët thonë se kjo tregon se sa i vështirë mund të jetë zbulimi i dobësive tek kjo firmë.

Postime te ngjashme