Whatsapp tetë persona

Whatsapp lancon opsionin e ri të thirrjeve deri në tetë persona

Shumë shpejt mund të keni mundësinë të keni thirrje grupore në WhatsApp me deri në tetë persona, thuhet sipas një raporti.

Shërbimi më i madh i komunikimit në botë me rreth 2 miliardë përdorues që është në pronësi të Facebook. Thuhet se po e lejon funksionin e shtuar te pajisjet me instalimin më të fundit të iOS dhe Android beta.

Pjesëmarrësit me versionin e fundit të WhatsApp do të mund të bëjnë pjesë në thirrje në grupe. Me zë ose video deri në tetë persona njëkohësisht, thuhet sipas WABetaInfo.

Për të lëshuar funksionin, hapni një thirrje për grup dhe klikoni mbi butonin e thirrjes. Anëtarët e grupit për të cilët nuk janë ruajtur kontakte në telefonin tuaj. Thuhet se nuk do të shtohen në thirrje, meqë kjo vlen vetëm për kontaktet e regjistruara.

Video thirrjet në WhatsApp tashmë mund të realizohen me tetë persona nga 4 që ka qenë deri ditën e sotme.

Për të përfituar nga limiti i ri duhet që të gjithë pjesëmarrësit në një video thirrje të kenë versionin e fundit të aplikacionit.

Për të filluar një video thirrje në grup ose mund ta nisni nga një grup ekzistues. Ose të shtoni njerëzit manualisht pasi keni nisur një video thirrje.

WhatsApp thekson se video thirrjet kanë enkriptimin fundor. Por kompania është ende larg rivalëve si Google Duo me 12 persona. Apple FaceTime me 32 persona, Houseparty me 8 persona, Skype dhe Facebook Messenger me 50 persona dhe Zoom me 100 persona.

Postime te ngjashme