Këtë verë, shprehu me Galaxy Z Flip
Ekrani i parë i palosshëm prej xhami i Samsung, i kombinuar me një UX unike, ofron një përvojë krejt të re celulare për konsumatorët shqiptarë.
Tiranë, Shqipëri, 8 qershor 2020
Më në fund, Galaxy Z Flip, një nga pajisjet më inovatore të vitit dhe një aksesor modern vjen edhe në Shqipëri. I guximshëm dhe elegant njëkohësisht, Galaxy Z Flip është i dizajnuar për ata që e shohin teknologjinë e përparuar si një mënyrë për të shprehur veten e tyre.
E veçanta e këtij telefonit është se xhami i palosshëm, e bën atë të parin në llojin e tij. Me një ekran 6.7 inç, Galaxy Z Flip thyen ligjet e fizikës dhe duke u palosur. Në një mënyrë shumë elegante dhe kompakte. Ai përshtatet shumë mirë në pëllëmbën e dorës suaj. Falë një Hideaway Hinge inovativ dhe UX të krijuar posaçrisht, Galaxy Z Flip ofron mënyra të reja elegante për të kapur, shkëmbyer dhe përjetuar përmbajtje. Galaxy Z Flip hap një dekadë të re të inovacionit të celularit të palosshëm e tashmë dhe konsumatorët shqiptarë, do të kenë mundësinë të kenë në dorë këtë smartphone elegant që ofron një përvojë unike.
Moda Takon Teknologjinë
Dizajni kompakt dhe elegant i Galaxy Z Flip është krijuar për ata që e shohin teknologjinë si një mënyrë për të shprehur veten. Të gjitha risitë në Galaxy Z Flip sigurojnë se mund ta bëjnë këtë.
Model që përshtatet në xhepin tuaj
I krijuar për t’u mbajtur kudo me vete, Galaxy Z Flip ka aftësinë të paloset në madhësinë e një portofoli. Kështu që lehtësisht mund ta vendosni në xhep ose çantë. Kur mbyllet, është një pajisje kompakte dhe me stil, në madhësinë e pëllëmbës së dorës. Por kur hapet, madhësia e ekranit gati dyfishohet për të zbuluar një ekran mahnitës 6.7-inç. Me Galaxy Z Flip e sigurtë që do të tërhiqni vëmendjen e të gjithëve. Shumë llojshmëria e paletës së ngjyrave. Cepat e rrumbullakosur me shkëlqim dhe karakteristika e palosjes e bëjnë këtë smartphone unik në llojin e tij.
Ekrani i Parë i Palosshëm prej Xhami i Samsung
Galaxy Z Flip përmban një Ekran Infinity Flex me Ultra-Thin Glass (UTG) të përkulshëm. Teknologji e patentuar nga Samsung, duke e bërë atë më të hollë me një pamje brilante dhe ndjesi që nuk është provuar kurrë nga një pajisje e palosshme.
Përvoja Tjetër e Palosshme
Galaxy Z Flip është i ndërtuar për t’iu përshtatur stilit modern dhe në lëvizje të jetës. Kjo përvojë unike e palosshme është ndryshe nga çdo smartphone tjetër në treg sot. Pa qenë nevoja të përdorni duart, me Galaxy Z Flip. Tani mund të bëni më shumë, nga këndvështrime të shumta.
Kur Galaxy Z Flip hapet, mund të qëndrojë i hapur në kënde të shumta. Duke ju mundësuar të kapni më shumë nga bota përreth jush. Të shkrepni selfie që tregojnë më shumë për atë çka ndodh rreth jush e biseda dhe video shprehëse me Google Duo. Të gjitha të realizuara pa përdorur duart.
