roboti Hadrian X

Roboti cudibërës i cili ndërton shtëpinë brënda 48 orëve

Pas 6,000 viteve të ndërtimit të tullave, ndoshta tani është koha për përmirësim.  Kjo shtëpi u ndërtua për dy ditë nga një robot mobil ndërtimi. Ndërtimi i shtëpive nga ky robot bëhet shpejt dhe lirë. Ky robot i vendos bllokat, gjithçka pastaj vendoset që të lejohet hapësira për antena, apo kabllo. Roboti përdor një sistem laserik. Dritaret dhe dyert vendosen të fundit. Roboti quhet “Hadrian X” dhe është i pari i llojit të vet. I rregullon 1,000 tulla për një orë, dhe mund të ndërtojë 24 orë në ditë.

Ndërtimi i shtëpive me tulla është i vjetër pothuaj sa edhe i gjithë civilizimi, por gjithnjë ky ‘art’ është perfeksionuar. Makineritë ekzistebe për ndërtimin e shtëpive me tulla mund t’i vendosin 1000 mije tulla për një orë, goxha shpejtë.
Por një robot i ri mund ti vendosë tullat edhe më shpejtë, mjaftueshëm për ti ngritur muret e një shtëpie për vetëm 2 ditë, një punë e tillë njerëzve do t’ju merrte 4-6 javë për ta pëfunduar.

Roboti punon sikur printer 3D duke i pranuar komandat nga një model digjital 3D. Shpikësit për ta krijuar këtë robot i mori 10 vite kohë dhe rreth 7 milion dollar shpenzime. Fastbrick Roboticks e ka krijuar Hadrian X, që brenda 28 orëve mund ta ndërtojë një shtëpisë të madhësisë normale. Në pjesën qendrore, i është vendosur një pjesë teleskopike, që merr pamjet 3D të objektit që është duke e ndërtuar. Pastaj vazhdon t’i vendosë tullat, të lyera me ngjitës.

Kjo kompani shpreson ta përdorë këtë sistem të vendosjes së shpejtë të tullave, për ndërtimin e ndërtesave shumë më komplekse në mbarë botën.

Postime te ngjashme