Më në fund mbërrin ngarkuesi më i shpejtë në botë
50 përqind në 5 minuta
Vivo Iqoo ka publikuar një video ku tregon se sa shpejt mund të ngarkohet një telefon i mençur me 120 vat. Celulari në video ka një bateri me një kapacitet 4,000 mAh. Në vetëm 5 minuta, telefoni celular ngarkohet nga 1 në 50 përqind. Bateria ngarkohet në 80 për qind në 10 minuta dhe mbushet e tëra në rreth 15 minuta.
Mund të shpresohet vetëm se me një kapacitet kaq të lartë të mbushjes nuk ka rrezik të shtuar nga zjarri. Gjithashtu mund të shpresohet dhe se bateritë nuk e humbin kapacitetin shpejt. Vivo dëshiron të zbulojë më shumë detaje në lidhje me funksionin e ri të ngarkimit të shpejtë gjatë javëve të ardhshme.
Ndoshta prodhuesi gjithashtu do të njoftojë se kur do të dalë në treg ky telefon i mençur me një kapacitet ngarkimi 120 vat.