Robotët mikroskopikë së shpejti mund të pushtojnë trupin tuaj
Përparimet në robotikë tashmë kanë ndryshuar jetën tonë në shumë mënyra.
Shumicën e kohës as nuk e vëmë re, por sistemet robotike të automatizuara kanë shtuar efikasitet dhe shpejtësi në industri të panumërta. Tani, ndërsa inxhinierët vazhdojnë të avancojnë punën në robotë më të vegjël, mundësia që makinat mikroskopike një ditë të udhëtojnë nëpër trupat tanë është më e madhe se kurrë.
Siç raporton New Atlas, një studim i ri i botuar në Nature hedh dritë mbi përparimet që po bëhen në robotikë. Ai tregon që në të ardhmen do të kemi robotë që do të na mbajnë të shëndetshëm.
Studiuesit në Cornell dhe institucione të tjera kanë zhvilluar atë që ata thonë se është një robot i parë i këtij lloji. Ky robot përdor gjysmëpërçuesit për të lehtësuar kontrollin e jashtëm të telekomandës. Ata lëvizin përmes impulseve lazer dhe janë mjaft të vegjël.
Sipas Universitetit Cornell:
Robotët e rinj janë rreth 5 mikronë të trashë (një mikron është një e milionta e metrit), 40 mikronë të gjerë dhe ndryshojnë nga 40 deri në 70 mikronë në gjatësi. Çdo robot përbëhet nga një qark i thjeshtë i bërë nga fotovoltaikë silikoni. Ai në thelb funksionon si trungu dhe truri. Gjithashtu, është i përbërë edhe nga katër aktuatorë elektrokimikë që funksionojnë si këmbë.
Këto janë disa robotë tepër të vegjël, por për çfarë shërbejnë? Epo, për momentin, duket se nuk janë shumë të dobishëm. Sidoqoftë, në të ardhmen, robotë të vegjël, si këta mund të jenë të aftë për një larmi gjërash. Shkencëtarët tashmë po ëndërrojnë për gjëra të mëdha. Këto gjëra përfshijnë këta robotë të shpërndajnë gradualisht ilaçe nëpër organe specifike për shembull. Gjithashtu, do të shërbejnë edhe për të kërkuar gjurmë të sëmundjeve.
Këta robotë të vegjël duket se do të bëjnë gjëra të mëdha që as një mjek i trajnuar mirë nuk mund t’i bëjë. Ende nuk jemi në pikën ku jemi gati të fillojmë të injektojmë robotë në trupat njerëzorë. Me progresin e shpejtë që po bëhet në këtë front, mund të mos vonojë shumë para se të arrijmë atje.
