TikTok

YouTube i bën konkurrencë TikTok-ut me YouTube Shorts

Me TikTok-un që ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kjo është koha e përkryer për të filluar një konkurrencë me TikTok.

Të hënën, YouTube ka njoftuar zyrtarisht tiparin e tij të ri YouTube Shorts, i cili duket dhe tingëllon shumë si aplikacioni viral i videos TikTok.

Sipas YouTube, Shorts është një “mënyrë e re për të shprehur veten në 15 sekonda ose më pak”. Përdoruesit mund ta përdorin atë për të krijuar dhe shikuar video në formë të shkurtër menjëherë në platformën YouTube.

YouTube Shorts do të sigurojë një numër mjetesh për të lejuar krijuesit të bëjnë video në telefonat e tyre celular.

Ju mund të vini re një seksion të ri në faqen tuaj në YouTube të quajtur Shorts.

Ashtu si me TikTok, ju do të jeni në gjendje të rrëshqisni lehtë lart ose poshtë për të kaluar në videon tjetër.

Fjala për YouTube Shorts së pari doli në prill. Në njoftimin zyrtar të YouTube, kompania tha se në fillim do të hapë YouTube Shorts në Indi. Kjo ka kuptim të përsosur kur mendoni se TikTok është ndaluar në atë vend në fund të qershorit.

Postime te ngjashme