Arsyet pse jetëgjatësia e baterisë së iPhone bëhet më e shkurtër me kalimin e kohës
Kohët e fundit u zbulua se Apple ka ndikuar në performancën e iPhone-ve të vjetër për të ruajtur jetën e baterisë.
Apple thotë se ndërsa bateria litium-jon brenda telefonit degradohet me kalimin e kohës, telefoni dhe procesori i tij nuk mund të marrin aq energji prej tij.
Dhe nëse përpiqet të marrë energji – veçanërisht në mot të ftohtë – telefoni do të fiket.
Për ta parandaluar këtë, Apple po kontrollon se sa energji janë në gjendje të marrin telefonat.
Pavarësisht nga lloji i telefonit që keni, nëse është rreth 2-3 vjeç i vjetër, atëherë ju ndoshta keni filluar të hasni në disa probleme të baterisë. E gjitha është për shkak të reaksioneve kimike brenda telefonit tuaj.
