Instagram etiketon llogaritë dhe postimet e “mediave të kontrolluara nga qeveritë”

Instagram etiketon llogaritë dhe postimet e “mediave të kontrolluara nga qeveritë”

Javët e  fundit, Instagram ka filluar të “cilësoj” mediat që përkrahen nga qeveritë e ndryshme, veprim ky që është ndërmarrë në tetor të vitit të kaluar nga Facebook.

Ky “term” fillimisht ishte përmendur nga Casey Michel, dhe përdoruesve në SHBA do t’ju shfaqen profilet dhe postimet. Me cilësimin e ri për të përkrahur këto faqe, përdoruesit tani do të mund të mësojnë më shumë për politikat e tyre. E disa prej tyre janë Redfish, In the Now dhe Soapbox.

“Instagrami ka cilësuar mediat që kontrollohen nga shtetet e caktuara, që besohet se pjesërisht apo plotësisht janë nën kontrollin editorial të qeverive, bazuar në hulumtimin tonë”, thuhet në kumtesën e Instagram.

Ky veprim po ndodh tri javë para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, pasi ekziston frika se mund të ketë keqinformim në platforma të ndryshme.

Postime te ngjashme