Instagram fillon të etiketojë publikimet e ‘mediave të kontrolluar nga shteti’

Instagram fillon të etiketojë publikimet e ‘mediave të kontrolluar nga shteti’

Disa muaj më parë, Facebook filloi etiketimin e postimeve nga media të kontrolluara nga shteti – një lëvizje që kishte njoftuar një vit më parë. Tani kompania po sjell një paralajmërim të ngjashëm në Instagram, siç vërehet nga gazetari Casey Michel.

Disa nga këto llogari, duke përfshirë ‘Redfish’ dhe ‘In the Now’, kanë qindra mijëra ndjekës.

Etiketa shfaqet mjaft e dukshme në profilet e llogarive, si dhe çdo postim të vetëm – pikërisht nën emrin e llogarisë. Siç mund ta shihni më lart, disa prej këtyre mediave tashmë kanë filluar të reagojnë ndaj etiketës brenda bios së tyre.

Postime te ngjashme