Kabllot e internetit nënujore mund të ndihmojnë në zbulimin e tërmeteve
Kabllot e internetit që përshkojnë fundin e detit mund të përdoren për të zbuluar tërmete dhe cunami. Ato mund të përdoren edhe për të monitoruar se si ndryshimi i klimës ndryshon rrymat e oqeanit.
Këto kabllo telekomunikacioni mund të përdoren si një grup gjigant sensorësh shkencorë në det të thellë, thonë Laboratori Kombëtar Fizik i Mbretërisë së Bashkuar (NPL) dhe partnerët e tij.
Shkencëtarët testuan teknikën në një lidhje me fibra optike midis MB dhe Kanadasë. Hulumtimi është publikuar në Science Magazine.
70% e sipërfaqes së Tokës është ujë, por të gjitha stacionet sizmike janë në tokë, tha Dr Giuseppe Marra. Për shkak se është e vështirë dhe e shtrenjtë të instalosh sensorë të përhershëm në fund të detit. Sipas Dr Marra, dridhjet, presioni dhe ndryshimet e temperaturës ndikojnë në shpejtësinë e dritës ndërsa ajo udhëton nëpër kabllo.
Studiuesit thanë se kishin zbuluar tërmete dhe “sinjale oqeanike”, të tilla si valët dhe rrymat. Ata përdorën një lidhje 5860 km EXA Infrastructure me fibra optike midis Southport, Lancashire dhe Halifax, Kanada.
Shkencëtarët ishin në gjendje të përdornin hapësira individuale të kabllove midis përsëritësve. Këto pajisje ndihmojnë në rritjen e sinjalit – si sensorë të veçantë.
Duke zbatuar këtë teknikë infrastruktura nënujore mund të transformohet në një grup gjigant detektorësh për tërmetet, rrymat e oqeanit.
“Zgjerimi i rrjetit sizmik nga toka në fund të detit do të përmirësojë të kuptuarit tonë për strukturën e brendshme të Tokës dhe sjelljen e saj dinamike”, shtoi ai.
Sensorët e bazuar në kabllo mund të identifikojnë “zonën epicentrale” të një tërmeti në të njëjtën mënyrë si sizmometrat me bazë tokësore, sugjerojnë studiuesit.
Kjo teknikë krijoi mundësi për monitorimin e rrymave të ujit të thellë për ndryshimet e shkaktuara nga ngrohja globale.
Google, Universiteti i Edinburgut, Shërbimi Gjeologjik Britanik dhe Istituto Nazionale di Ricerca Metrologica, në Itali u përfshine në kërkime.
Brian Baptie, kreu i ekipit të sizmologjisë së Tokës për Shërbimin Gjeologjik Britanik, tha se kërkimi mund të transformojë aftësinë e shkencëtarëve për të bërë matje në zona të gjera të sipërfaqes së Tokës ku ishte shumë e vështirë të përdoreshin teknologjitë konvencionale.
Kjo krijon mundësi për të vëzhguar tërmetet shpërthimet vullkanike nënujore, cunami në mes të oqeaneve në një distancë të afërt.
