Meta lanson mjetin SeamlessM4T që përkthen dhe transkripton gjuhë në kohë reale

Kompania mëmë e Facebook, Meta Platforms,  lansoi të martën një model AI të aftë për të përkthyer dhe transkriptuar fjalime në dhjetëra gjuhë, duke mundësuar komunikim në kohë real midis njerëzve që flasin gjuhë të ndryshme.

Kompania tha në një postim në blog se modeli i saj SeamlessM4T mund të mbështesë përkthime midis tekstit dhe të folurit në gati 100 gjuhë, si dhe përkthim të bashkëbiseduesve për 35 gjuhë, duke kombinuar teknologjinë që më parë ishte e disponueshme vetëm në modele të veçanta.
CEO Mark Zuckerberg ka thënë se ai parashikon mjete të tilla që lehtësojnë ndërveprimet midis përdoruesve nga e gjithë bota në metaverse.

Meta po e vë modelin në dispozicion të publikut për përdorim jo komercial, thuhet në postimin në blog.

 

Postime te ngjashme