Apple prezanton sot linjën e iPhone 15

Gjenerata e ardhshme e telefonave të iPhone, seria e iPhone 15, do prezantohet sot në një event të Apple, i cili është quajtur “Wonderlust”.

Edhe pse ngjarja pritet të regjistrohet paraprakisht për shkak të rrethanave të vazhdueshme, Apple po u bën ftesa përfaqësuesve të mediave që të marrin pjesë personalisht në prezantim. Kjo ka të ngjarë t’u japë atyre një mundësi për të pasur përvojë praktike me pajisjet e reja pas prezantimit të tyre.

Me lansimin e telefonave të rinj pritet të vijnë edhe shumë veçori të tjera siç janë raportuar deri më tani.

Burimet e Digitimes konfirmojnë rritjen e shumëpërfolur të çmimit të mundshëm prej 200 dollarësh për iPhone 15 Pro Max, por gjithashtu theksojnë se iPhone 15 Pro nuk ka gjasa t’i shpëtojë rritjeve prej 100 dollarësh. Gjithashtu spekulohet se iPhone 15 Pro Max mund të riemërtohet në iPhone 15 Ultra.

Sipas Digitimes, çmimet për telefonat e linjës së iPhone 15 do jenë kështu:

iPhone 15: duke filluar prej 799 dollarë;

iPhone 15 Plus: duke filluar prej 899 dollarë;

iPhone 15 Pro: duke filluar prej 1,099 dollarë;

iPhone 15 Pro Max: duke filluar prej 1,299 dollarë.

Sidoqoftë, çmimet mund të variojë nga hapësira ruajtjeje që ka secili model.

Çmimi i iPhone 15 Pro Max gjithashtu mund të rritet afër 2,000 dollarë në rast se vjen versioni me një hapësirë ruajtjeje prej dy terabajt.

Postime te ngjashme