Së shpejti do të mund të komunikoni me zë me ChatGPT

Tani mund të flasësh me zë të lartë në ChatGPT dhe të dëgjosh chatbotin me inteligjencë artificiale të të përgjigjet.

OpenAI, startup-i që qëndron pas chatbot-it jashtëzakonisht të popullarizuar, njoftoi të hënën se po nxjerr veçori të reja duke përfshirë aftësinë për t’i lejuar përdoruesit të përfshihen në një bisedë zanore me ChatGPT.

Veçoritë e reja të zërit nga OpenAI kanë ngjashmëri me ato që ofrohen aktualisht nga asistentët zanorë Alexa të Amazon ose Siri të Apple.

Aftësia zanore e ChatGPT “mundësohet nga një model i ri tekst-në-fjalë, i aftë për të gjeneruar audio të ngjashme me njeriun vetëm nga teksti” tha Open AI në blogpost. Kompania shtoi se ka bashkëpunuar me aktorë profesionistë të zërit për të krijuar pesë zërat e ndryshëm që mund të përdoren për të animuar chatbot.

Përditësimet nga OpenAI vijnë në mes të një gare të vazhdueshme të armatimit të AI brenda sektorit të teknologjisë, e nxitur fillimisht nga lançimi publik i ChatGPT në fund të vitit të kaluar. Javët e fundit, gjigantët e teknologjisë janë garuar për të nxjerrë përditësime të reja që përfshijnë më shumë mjete të fuqizuara nga AI direkt në produktet e tyre kryesore. Google javën e kaluar njoftoi një seri përditësimesh për konkurrentin e tij ChatGPT, Bard. Gjithashtu javën e kaluar, Amazon tha se po sillte një përditësim gjenerues të fuqizuar nga AI për asistentin e saj zanor Alexa.

Postime te ngjashme